Dy shtete fqinj sipas maqedonasve, janë armiq të Maqedonisë

anketa-telma-1.jpg

Tetë nga dhjetë qytetarë të Maqedonisë në ndonjërin prej shteteve tona fqinje njohin armikun ndaj vendit tonë, dhe për atë se sa marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore janë të rëndësishme për Maqedoninë, 58.4 për qind janë përgjigjur se janë “shumë të rëndësishme”. Rezultate të këtilla ka dhënë sondazhi i Tv Telma dhe MCMS i realizuar përmes telefonit nga “M-Prospekt” në periudhën prej 27 qershor deri më 3 korrik në grupin prej 1.000 të anketuarve. Sondazhi ka treguar se qytetarët e Maqedonisë simpatitë më të mëdha i kanë ndaj Serbisë dhe 44.3 për qind janë përgjigjur se pikërisht ky fqinj i ynë është i prirë armiqësisht ndaj Maqedonisë. Ndjenja më të pakta kanë ndaj Shqipërisë 14.8 për qind dhe Bullgarisë 11.2 për qind. Nuk është për tu injoruar as edhe përqindja e atyre të cilët janë përgjigjur se asnjëri prej fqinjve nuk ka orientim miqësor ndaj nesh. Madje 17.9 për qind e të anketuarve kanë mendimin e këtillë. Sondazhi tregoi edhe rezultatin e pritshëm në lidhje me pyetjen se cili fqinj ka disponimin më armiqësor ndaj Maqedonisë. Duke patur parasysh bllokimin në integrimin euroatlantik për shkak të kontestit me emrin, Greqia është në krye të listës së fqinjëve me disponim më armiqësor me 59 për qind, ndërsa shumë larg pas saj janë Shqipëria me 11.3 për qind dhe Serbia me 5.7 për qind. Madje 10 për qind nuk konsiderojnë se ndonjëra prej vendeve fqinje ka orientim armiqësor ndaj Maqedonisë.

Vetëm 3.1 për qind e të anketuarve konsiderojnë Bullgarinë vendin me orientimë më armiqësor ndaj Maqedonisë. Kur bëhet fjalë për Bullgarinë nga përgjigjet e ofruara të pyetjes: Cila është pengesa për bashkëpunim më intensiv mes të dyja vendeve? Madje 30.5 për qind konsiderojnë interesat e ngushta partiake të liderëve të të dyja palëve janë pengesë për atë. Thuajse identike është përqindja e atyre që janë përgjigjur se interpretimi i ndryshëm i historisë është pengesë, me ata që konsiderojnë se me Bullgarinë ekziston armiqësi historike – 24 për qind. Madje 80.2 për qind janë përgjigjur se është jashtëzakonisht e rëndësishme të nënshkruhet Marrëveshje për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Se marrëdhëniet me Bullgarinë janë të përmirësuara në krahasim me para pesë viteve konsiderojnë 20.2 për qind. 27.1 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se marrëdhëniet nuk janë përmirësuar me asnjërin prej fqinjëve. Qytetarët më pak paragjykime kanë ndaj Bullgarisë, edhe atë 4.7 për qind, ndërsa më shumë paragjykime kanë ndaj Greqisë, madje 41.5 për qind, pastaj ndaj Shqipërisë 21.5 për qind dhe ndaj Kosovës dhe Serbisë me nga mbi 7 për qind. Ata më së miri njohin historinë dhe kulturën e Serbisë, madje 47.4 për qind, pastaj të Shqipërisë – 16.5 për qind, ndërsa të Bullgarisë 8.3 për qind. Madje 13.7 për qind janë përgjigjur se nuk njohin historinë e asnjërit prej fqinjëve tanë. Për deklaratën se “të gjitha vendet e rajonit në mënyrë të konsiderueshme ndajnë historinë dhe kulturën e përbashkët”, pozitivisht janë përgjigjur 41.6 për qind, ndërsa negativisht 58.3 për qind.

Komentet
Top