Dy të arrestuarit e Brodecit, që nuk e shijuan kurrë lirinë, vdiqën në burg

brd.jpg

Pas 10 vitesh vuajtje dënimi, dje u liruan 10 të burgosurit për rastin “Stuhia malore”, cila në opinion njihet si rasti i Brodecit. Në rastin “Stuhia Malore”, që ndodhi më 7 nëntor të vitit 2007 në fshatin Brodec të malësisë së Sharrit, humbën jetën shtatë persona, ndërsa dhjetë të tjerë u dënuan me gjithsej 113 vite burg.

Të akuzuar ishin: Hebib Ahmeti, i cili u dënua me 12 vjet burg, ndërsa 12 të akuzuarit e tjerë – Nevzat Zyberi, Izmit Ameti, Mekdi Islami, Florim Ameti, Nevzat Arjani, Shehir Zyberi, Nadi Dauti, Bafkjar Bekiri, Tafil Dauti, Hanif Dervishi, Rametulla Dauti dhe Shkendim Dauti, të gjithë nga Brodeci,- u dënuan me nga 10 vjet heqje lirie.

Ata sot përmbushën obligimin e tyre, pasi vuajtën dënimin me 10 vite burg dhe prej sot janë në liri.

Lirimi i tyre sadopak ka kthyer gëzim në familjet. Mirëpo gëzimi nuk është kthyer në familjen e Hanif Dervishit dhe Nevzat Arjanit, nga Brodeci, të cilët ndërruan jetë deri sa ishin në burg, shkruan Gazeta Lajm. Dervishi ndërroi jetë në vitin 2010 në moshë 53 vjeçare, kurse Nevzat Arjani në vitin 2014.

Komentet
Top