Dyndje italianësh në futbollin shqiptar, Moxhi sjell Julianon e Dosenën në stolin e Partizanit

mark_iuliano-e1500737658969.jpg

E mbani mend Mark Julianon? Do të jetë trajner i Partizanit. Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe i Kombëtares italiane, ka qenë i përzgjedhuri i drejtorit të klubit shqiptar, Luciano Moxhi.

43-vjeçari ka pranuar ofertën e përgatitur nga “fuqiploti” Moxhi dhe në mesjavën e ardhëshme do të zbresë në Rinas për të përmbyllur “me letra” marrëveshjen e arritur. Bashkë me Julianon, do të vijë në Tiranë edhe zëvendësi i tij tek Partizani, Alesandro Dosena, një “ish” tjetër me famë.

Që të dy pritet të gjejnë një pritje të ngrohtë shqiptare, meqë njihen jo pak këndej Adriatikut. Drejtori Moxhi deklaroi kur mori “frerët” e demave të kuq se do të bëjë merkato të bujshme, e me sa duket, ka vendosur ta fillojë atë nga drejtimi i pankinës.

Juliano do të jetë italiani i tretë që stërvit Partizanin, pas eksperiencave të Agostinelit dhe Sormanit. Ardhja e Julianos dhe e Dosenës, pason atë të Panuçit në krye të pankinës kuqezi.

Italianët po na pushtojnë sërish, kësaj here në futboll. Mirë se të vijnë!

Komentet
Top