E frikshme, ja sëmundja që po i vret shqiptarët çdo ditë

20.50-RAJON-E-frikshme....-750x430.jpg

Tiranë: INSTAT ka publikuar shifrat e vdekshmërisë për vitin 2016 në Shqipëri dhe shkaqet kryesore të tyre. Vendin e parë e mbajnë vdekjet natyrale, por 15.8 për qind e totalit janë vdekje nga kanceri, që kanë pësuar një rritje prej 2.1 për qind krahasuar me vitin 2015.

Ndër shkaqet kryesore të kancereit, sipas studimeve të mëparshme, janë ndotja e ajrit dhe ushqimet e kontaminuara. Sëmundjet e gjakut janë shkaktare në 50 % të rasteve. Aksidentet rrugore zënë 2.1 për qind, po ashtu një shifër e konsiderueshme kjo në raport me 21.388 vdekje që janë shënuar në vitin 2016.

Norma e vdekshmërisë, sipas Institutit të Statistikave, është 74.3 vdekje për 10.000 banorë. Në numrin e vdekjeve gjatë vitit 2016, femrat zënë 47.2 % dhe meshkujt 52.8 %. Krahasuar me vitin 2015 numri i vdekjeve ka rënë me 4.6 %. Vdekjet natyrale zënë 87.4 % të totalit në vitin 2016, pasuar nga vdekjet e shkaktuara nga aksidentet me 2.1 % dhe ato nga vetëvrasjet 1.1 %. Koeficienti i vdekshmërisë amtare në 2016 ka rënë në 3.2 për 100.000 lindje të gjalla nga 9.0 që ishte në 2015. Në vitin 2016, rreth 52.0 % e vdekjeve janë shkaktuar nga “sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut”, të cilat për këtë periudhë janë ulur me 4.2 %, në krahasim me 2015. Ndër shkaqet e tjera që zënë peshë të rëndësishme në numrin e vdekjeve janë “tumoret” me 15.8 % të totalit. Në vitin 2016, vdekjet e shkaktuara nga tumoret janë rritur me 2.1 %, krahasuar me një vit më parë, ku nëngrupi i sëmundjeve “kancer në mushkëri” përbën 20.4 %.

Komentet
Top