E “gjithë” administrata e komunës së Strugës transferohet në Shkup!

Sela-3-620x330.jpg

Edhe sot vazhdon hedhja e mbeturinave në deponinë e Strugës me çka rritet rreziku për zjarre të reja. Pyesim Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe Komunën e Strugës #KUR do të filloj bartja e mbeturinave nga kjo deponi ashtu si që premtuan?!, thuhet në faqen në facebook të iniciuesve për largimin e deponisë së egër nga qytetit.

Mirëpo fjalët dhe kërkesat e tyre ska kush i dëgjon, pasi shumica e administratës së komunës së Strugë tani janë në Shkup. Duke filluar nga ish-kryetari i Strugës Zijadin Sela i cili së bashku me ish- administratorin e komunës Syrja Rashidi janë deputet në Shkup ndërsa nga dita e djeshme edhe dy funksionar tjerë lokal nga komuna e Strugës do të transferohen në Shkup si drejtor: ato janë Krenar LLoga sekretar i komunës dhe Naser Iljazi i punësuar në këtë komunë.Shqipmedia

Komentet
Top