Ederson përforcon Manchester Cityn

auto_MAIN_SIGNING1496914898.jpg

Manchester City ka kompletuar blerjen e portierit të Benfica, Ederson Moraes, për 40 milionë euro. Lajmi që qarkullonte prej ditësh është zyrtarizuar në mëngjesin e sotëm.

23-vjeçari brazilian ka firmosur një kontratë 5-vjeçare në “Etihad Stadium”, duke u bërë automatikisht portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit britanik, pasi më parë rekordi mbahej nga David de Gea, për të cilin Manchester United shpenzoi 25 milionë euro për ta marrë nga Atletico Madrid, gjashtë vjet më parë

Komentet
Top