Edhe nesër faza e portokalltë në Maqedoni

moti_nxehte.jpg

Ju njoftojmë se në bazë të shpalljes së meteo – alarmit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, edhe nesër (e martë, 08.08),  teritori i vendit do të përfshihet nga temperatura të larta nga faza e portokalltë.
Ministria e Shëndetësisë rekomandon që nga obligimet e punës të jenë të liruara gratë shtatëzëna dhe personat nga mosha mbi 60 vjeҫ, ndërsa të gjthë personat tjerë në rast të paraqitjes së ҫfardo lloj problemi shëndetësor menjëherë të paraqiten tek mjeku i tyre amë.
Punëdhënësve i’u rekomandohet që ta ri-organizojnë orarin e punës në mënyrë që të evitojnë aktivitete në vendet e hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri më 17:00, si dhe sigurim të pushimit nën hije dhe lëngje të mjaftueshme në ҫdo dy orë.
Ministria e shëndetësisë rekomandon që të mos realizohen aktivitete sportive në vende të hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri më 17:00 dhe veҫanërisht institucioneve për përkujdesin e fëmijëve (kopshteve për fëmijë) i’u rekomandohet që të mos i ekspozojnë fëmijët në ambiente të hapura dhe të mos praktikojnë aktivitete sportive në këtë periudhë kohore.
Të gjithë qytetarët e vendit i përkujtojmë që është e nevojshme që t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, siҫ janë: Mbrojtje nga ekspozim i drejtpërdrejtë në diell,
shmangie nga qëndrimi në vende të hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri më 17:00,
përdorim i garderobës së lehtë, konsumim i ushqimit të lehtë dhe lëngjeve, si dhe mënyrë higjienike e përgatitjes së ushqimit.
Personave me sëmundje kronike iu rekomandohet pranim i rregullt i terapisë së dhënë, ndërsa në rast të paraqitjes së ҫfardo qoftë problemi shëndetësorë ta kontaktojnë mjekun e tyre amë.
Për shkakun e temperaturave të larta të paralajmëruara për ditët vijuese po e theksojmë se nevojitet nivel më i lartë i kujdesit gjatë përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit.
Informacionet lidhur me valët e të nxehtit jepen vazhdimisht në faqen e internetit: www.toplotnibranovi.mk

Komentet
Top