Edhe një tërmet i fortë në rajonin e Ohrit

termet174.jpg

Banorët e rajonit të Ohrit edhe sonte nuk kanë qetësi. Disa çaste më parë, më saktësisht në orën 21 e 31 minutë është regjistruar një tërmet prej 3.9 shkallë sipas Rihterit.

Tërmeti ka qenë në thellësi prej 2 kilometra, 11 kilometra në veri-perëndim nga Resnja dhe 8 kilometra larg Koselit.

Tërmetet në këtë rajon nuk kanë të ndalur që nga data 18 qershor.

Komentet
Top