Edi Rama fillon me pushimin veror, ja ku do të qëndrojë

auto_edi_rama_me_pushime1500214345.jpg

Disa ditë më parë, kryeministri Rama, gjatë një interviste televizive, u shpreh se në 1 gusht do të niste pushimet me familjen, teksa shtoi se vendi i tij i preferuar është Dhërmiu.

Por para nisjes me pushime kryeministri Rama shkaktoi dy “furtuna” të vërteta kur kërkoi dorëheqjen Live të drejtorëve të Hipotekave dhe më pas Spitaleve të vendit. Njëkohësisht atij I kanë dorëzuar dorëheqjen krerët e Hetimit Tatimor.

Ndërkohë drejtorët e institucioneve të tjera shpresojnë që të paktën për gushtin t’u “shpëtojnë përkohësisht takimeve dhe shkarkimeve live”.

Muaji gusht do të jetë pushim edhe për deputetët e Partisë Socialiste, edhe ata të zgjedhur më 25 qershor, pasi gjatë korrikut kanë punuar nëpër qarqe për t’u njohur nga afër me problemet e qytetarëve.

Komentet
Top