Eklipsi i parë i plotë diellor në 99 vite do te ndodhe tani ne muajin Gusht!

auto_total-solar-eclipse-graphic.jpg.838x0_q801502018957.jpg

Dielli, hëna dhe Toka do të vihen në vijë të drejtë më 21 gusht, duke e kthyer ditën në natë për të paktën disa minuta të mahnitshme. Kjo pamje e mrekullueshme pritet të vështrohet nga Shtetet e Bashkuara për herë të parë në afro një shekull. E sipas gjasave, kurrë më parë një eklips total diellor nuk do të vështrohet e studiohet me kaq kërshëri.

“Do ta shohim këtë shfaqje me sy të pashembullta”, premton Alex Young, një fizikant i eklipseve diellorë, i cili koordinon arsimimin dhe shtrirjen publike të NASA-s. Dhe festa pritet të shijohet tërësisht nga Oregoni deri në Karolinën e Jugut.

E duket se të gjithë pa përjashtim do të presin me ankth dhe padurim këtë shfaqje që të ofron kozmosi. Astronautë amatorë, qytetarë të thjeshtë, por edhe shkencëtarë.

“Kjo është me të vërtetë një mundësi e jashtëzakonshme për sytë e habitur të publikut”, thotë një fizikante si Angela Des Jardins, nga Universiteti i shtetit të Montanës. Ndërkohë, studentë të shumtë kanë përgatitur balona me videoregjistrues, për të mundur të kapin më nga afër pamjet e eklipsit dhe për t’i kthyer ato në Tokë me të zbritur pajisjet fluturuese.

Edhe satelitët dhe teleskopët e vendosur në Tokë do të drejtohen për nga Dielli dhe nga hija që do të shkaktojë hëna, në një perimetër prej afro 97-113 km. Astronautët do të bëjnë të njëjtën gjë me kamerat e tyre në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Por kjo ngjarje e rrallë do të kapet edhe nga anijet dhe avionët e pasagjerëve.

Ky do të jetë eklipsi i parë i plotë i Diellit në 99 vite, që prek Amerikën nga brigjet perëndimorë në ato lindore, e që do të mund të shihet nga të paktën 48 shtete, për herë të parë prej 38 vitesh.

Komentet

0 thoughts on “Eklipsi i parë i plotë diellor në 99 vite do te ndodhe tani ne muajin Gusht!”

  1. Besi - Tetove says:

    Citoj: “U tregua qartazi se pavarësisht nga ëndrra jonë e kamotshme për të qenë
    të bashkuar në një shtet, fakti se jemi të shpërndarë në gjashtë
    shtete, sikurse tregoi harta e autochtonous”
    Ajo harte perfshine edhe Çamerine! A nuk ishit ju qe gjate bisedes sone te drejteperdrejte ne UEJL ku ligjeron, disa here ke kundershtuar ekzistencen e ceshtjes çame, si pjese e perbashket e ceshtjes kombetare?! – Duke theksuar se aty nuk ka as njerez dhe nuk ka cfar te kerkohet dhe mbrohet, pervec se kthimit te ndonje prone private nga njerez privat (jo nga shteti) nepermjet gjykates se Salzburgut?
    Poashtu, keni qendrim cinik ndaj historise antike te shqiptareve.
    Cfar ka ndryshuar te ju qe flitni si bilbil, mos valle doni qe fillimisht te perfaqesoni dhe me pas ta kanalizoni ne ndonje drejtim te panjohur, energjine e paster te nacionalizmit shqiptar (brenda partise qe i jeni bashkangjitur)?!

  2. Besnik says:

    Mos prit reagim nga ky far Nurellari. Te gjith keta e dijn se mund te thojn qka te dojne e pastaj i fusin kokat nder fustanat e shkinave. Mjer ata qe i zen flaka ne keto kohe te turbullta.

Top