Ekskluzive: BESA dhe LR-PDSH takime sekrete, çfarë po “zihet”?

auto_bilal1476099730.jpg

Skena politike në Maqedoni mbetet e trazuar edhe pas zgjedhjes së qeverisë së re në krye me Zaevin. Lëvizjet e fundit politike tek partitë shqiptare si p.sh takimet e Ali Ahmetit me Menduh Thaçin, lajmin për braktisjen e Aleancës nga Vesel Mehmedi kanë bërë që LR-PDSH të vihet në lëvizje dhe të shqyrtojë pjesmarrjen e saj në qeveri.

Sipas informacioneve që ka siguruar portali Shqipmedia, kohë më parë kanë filluar takimet sekrete mes LR-PDSH-së dhe Lëvizjes BESA. Si duket duke kuptuar gabimin që kanë bërë për mos bashkëpunim në zgjedhjet parlamentare, tani kanë vendosur që mos humbin kohë. Burimet tona thonë se BESA dhe LR-PDSH përgaditen për të garuar së bashku në Zgjedhjet lokale për ti dhënë goditje BDI-së dhe PDSH-së. Sipas analizave dhe matematikave partiake përveç komunës së Kërçovës, Sarajit dhe Dibrës të gjitha komunat tjera janë gati të bien në duart e këtyre dy partive. Struga, Gostivari, Cairi, Bogovina, Zhelina, Studeniçani, Vrapçishti, Likova janë 99% të sigurta përveç komunës së Tetovës ku duhet të bëhet përzgjedhja e mirë e kandidatit për kryetar që komuna të bëhet e koalicionit BESA-LR-PDSH. Një opsion i mundshëm është mbështetja e një kandidati të pavarur si p.sh nëse pranon të kandidohet kryetari i Eco Guerillas Arianit Xhaferi.

Sa i përket pjesmarrjes së saj në qeveri, LR-PDSH e ka kuptuar se me afrimin e PDSH-së dhe lojën e pistë të Vesel Mehmedit ajo më nuk është faktor në qeveri dhe me gjuhën shqipe do të ketë alibi për tu larguar deri në vjeshtë.

Nëse ky koalicion arrihet që duket i vështirë por jo i pamundshëm atëhere kjo do të jetë goditja e fundit para nokdaunit për BDI-në dhe PDSH-në.Shqipmedia

Komentet
Top