Ekskluzive: Ky do të jetë kandidati i PDSH-së për komunën e Tetovës – FOTO

selia-e-pdsh.jpg

Në vigjilie të zgjedhjeve lokale, portali Shqipmedia mëson emrin e kandidatit të PDSH-së për komunën e Tetovës, garë kjo e cila do të jetë jetë apo vdekje për këtë lideriship të tanishëm.

Sipas të gjithë gjasave kandidati më serioz nga kjo parti është Neritan Ferati, ish-kryeshef i inspektoriatit të komunës në kohën e Sadi Bexhetit. Ai njëkohësisht është bashkëshorti i ish-deputetes nga kjo parti Merale Ferati. Njëkohësisht Neritan Ferati është edhe djali i axhës së nënkryetarit të LR-PDSH-së Agon Ferati.

Sido që të jetë gara për komunën e Tetovës do të jetë e ashpër. Nga BDI pritet 99% të dale përsëri kryetarja e tanishme Teuta Arifi, ndërsa përmenden edhe emrat e Abdylmenaf Bexhetit dhe Hajrulla Asanit, si kandidat të Lëvizjes BESA dhe Lr-PDSH-së.Shqipmedia

 

Komentet
Top