Ekskluzive: Policia e gjen “Range Roverin” e vjedhur në Tetovë – FOTO

20447451_10211882410808588_297897545_o.jpg

Policia e Tearcës ka arritur të gjejë xhipin e vjedhur në Tetovë të tipit “Range Rover”, I cili u plaçkit gjatë mëngjesit të së hënës në lagjen Mirçe Acev në Tetovë.

Sipas burimeve të Televizionit Koha, pjesëtarë të Policisë së Tearcës pasi që kishin patur informacione në rrugë operative kishin filluar operacionin e gjetjes së automjetit të vjedhur në Tetovë dhe mbrëmë në mesnatë të njejtin e kanë gjetur në rrugën nga fshati odër për në fshatin Përc të komunës së Tearcës. Vetura ka qenë e lënë aty dhe plaçkitësit janë larguar në drejtim të panjohur.

Hajnat e maskuar me armë zjarri pasi që kishin lidhur familjarët në shtëpinë e R.I 69 vjeçarë nga Tetova më pas kishin kryer plaçkitje të sendeve me vlerë, ndërsa në fund kishin marrë edhe veturën e tipit xhip “Rande Rover” me Targa të Tetovës, njofton Televizioni Koha.

Komentet
Top