Ekspertët: Luksi i qeverisë, larg çdo realiteti

qeveria-4.jpg

Një ditë më parë për opinionin u hapën dyert e Qeverisë, me hapjen e portave nisën dhe reagimet e shumta në opinion për luksin e tepruar brenda ambienteve të ekzekutivit, për të cilin janë shpenzuar dhjetëra miliona euro. Ekspertët vlerësojnë se Luksi në ambientet e qeverisë i trashëguar nga VMRO-DPMNE-ja është jashtë realitetit ekonomik dhe social në të cilën jetojnë qytetarët. Analisti  Albert Musliu thotë se ky luks nuk mund të arsyetohet në asnjë mënyrë.

 Ne kemi 1 milion probleme ekonomike dhe nuk mund shteti të ndahet prej qytetarëve, të insistojë në luksin në vendet e punës së tyre; nga ana tjetër të kemi infrastrukturë të lënë anash, vendbanime të vjetra të cilat kanë problem me ujin, me shërbimet bazale të qytetarëve. Ndërsa aty shohim se atë ambientin e punës së vetë e bëjnë sikur janë në dimension tjetër. Dmth është një sjellje mbretërore. Në historinë e njerëzimit ka pasur mbretër të cilët kanë harxhuar në luks, ndërsa qytetarët iu kanë vdekur për bukë- tha analisti politik Albert Musliu.

Edhe profesori universitar, Zoran Ivanovski kërkon sqarim për paratë e harxhuara në luksin e tepruar.

Gjithçka që nënkupton luks të madh vështirë që korrespodon me situatën aktuale ekonomike dhe sociale në Republikën e Maqedonisë. Kjo duhet të jetë edhe mesazh për qeverinë e re që deklaron orientim reformues që në mënyrë të drejtë t’i selektojë paratë dhe shpenzimet publike t’i orientojë aty ku do të japin efekt më të mirë, që do ta rrisin Prodhimin Bruto Vendor dhe standardin e qytetarëve- tha  profesori universitar Zoran Ivanovski.

Ivanovski sqaron se buxheti i shtetit duhet të shpenzohet në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente. Ashtu që 50% duhet të shpenzohet në paga për administratën publike, 30% për mirëmbajtje institucioneve të tjera shtetërore dhe 20% për investime kapitale produktive qofshin infrastrukturore, energjetike apo teknologjike. Nuk dihet ende zyrtarisht se sa para gjithsej ka “gëlltitur” objekti luksoz i Qeverisë, ndërsa vetëm për fasadat e barokut janë shpenzuar rreth 17 milion euro.

Komentet
Top