Elvana Gjata merr botën në sy pa e fshehur origjinën e saj – VIDEO

0-100.jpg

Me siguri që të gjithë pyesin se ku është Elvana Gjata, me çfarë projekti po merret dhe kur do të vijë ajo me një hit të nxehtë veror?

Këngëtarja ka thyer heshtjen duke publikuar në profilin e saj zyrtar në Instagram një video në gjuhën angleze, por me titra shqip duke na përcjell një mesazh të qartë e të shkurtër. Nën melodinë e një muzike të lehtë, nga malet e Shqipërisë Elvana prezanton veten e saj, duke risjellë në vëmendje origjinën shqiptare.

Në fakt, flitet prej kohësh se këngëtarja e hitit ‘Lejla’ po realizon disa projekte për të depërtuar fuqishëm në tregun muzikor botëror. Ja mesazhi i saj:

“Për mua… muzika është gjuha universale e njerëzimit… Unë nuk u bëra këngëtare thjesht për të argëtuar…unë doja të komunikoja…Muzika ime është pasqyrimi i asaj që unë jam…pasqyrimi i jetës sime, në të voglën dhe të bukurën Shqipëri.

IDENTITETI është me rëndësi për mua, jo vetëm gjuha, apo skena ku zgjedh të këndoj…

Emri im…është ELVANA”

Komentet
Top