Erdogan tregon “muskujt”: Gjermania nuk është aq e fortë sa për të na trembur!

a-po-e-p-euml-rkrah-erdogani-v-euml-rtet-euml-isis-in_hd.jpg

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan i kërkoi Gjermanisë që të tërhiqet nga vendimet e saj në kulmin e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve.

Reagimi vjen ndërkohë që Gjermania lajmëroi sot ndërprerjen e projekteve të armatimit për Turqinë.

“Unë dua t’u kujtoj miqve të mi gjermanë dhe të gjithë botës: Ju nuk jeni mjaft të fortë për të diskretituar Turqinë dhe nuk jeni kurrë aq të fortë sa të na trembni me gjëra të tilla”, tha ai.

Erdogan gjithashtu tha se ai dënoi me forcë vërejtjet e ministrit gjerman me qëllim që të trembnin kompanitë që investonin në Turqi.

Ai shtoi se raportet e hetimit kundër kompanive gjermane ishin krejtësisht të rreme.

Presidenti turk tha gjithashtu se paralajmërimet e Ministrisë së Jashtme gjermaneve për udhëtimet në drejtim të Turqisë se mund të arrestohen, janë të pabaza dhe keqdashëse dhe se qeveria gjermane duhet të japë llogari për “terroristët” që strehon në vend.

Lidhjet midis dy aleatëve të NATO-s janë tensionuar më tej pasi Turqia arrestoi një aktivist gjerman të të drejtave të njeriut Peter Steudtner javën e kaluar.

Gjermania ka larguar edhe bazën e saj ajrore nga Incirliku i Turqisë.

Komentet
Top