Europol: Kosova, Maqedonia dhe vendet e Ballkanit, nën kërcënimin e sulmeve terroriste me dron

0-172.jpg

Ditë më parë i ashtuquajturi Shteti Islamik ka dërguar një kërcënim për Ballkanin, duke thënë, se do të kthehen për të sulmuar, pasi siç thoshte kërcënimi ata për një kohë kishin preukopime të tjera.

Në lidhje me kërcënimin të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimor thanë se do të jenë më të përgatitur që një gjë e tillë të mos ndodh.

Ekspertët e sigurisë në vend, thanë se në Kosovë ekziston rrezik i njëjtë, por jo më shumë se që kanë kërcënuar xhihadistet e organizatës terroriste ISIS, ata paralajmëruan se organet kompetente duhet të marrin masat paraprake.

Sipas Sputnik, shanset më të mëdha për sulm terroristë këto ditë i ka Kroacia.

Mirëpo, në një raporti të rregullt vjetor të forcës evropiane të policisë, Europol, ndër të tjera, paralajmërohet se xhihadistët kanë kampet e trajnimit në Ballkan, si dhe në vend islamik ka luftëtarët më të larta nga Bosnja e Hercegovina, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Pra sipas raportit në fjalë, vendet e lartë përmendura kanë gjasë të përfshihen shumë më shpejt nga sulmet terroriste, që mund të jenë të papritura siç edhe ndodhin.


Rrezik i lartë nga sulmet terroriste me dron

Dronët me lëndë eksplozive dhe përdorimi i armëve kimike e bërthamore mund të përdoren në sulme terroriste në Europë.

Alarmi vjen nga Europol në raportin e fundit kundër kërcënimeve terroriste në kontinent. Agjencia Europiane e Sigurisë ngre shqetësimin se organizatat terroriste kanë sofistikuar teknikat e atentateve dhe sulmet me dron janë një prej kërcënimeve që i kanosen vende europiane.

Një teknikë e tillë është përdorur edhe në masakrat e ISIS gjatë luftimeve në Irak dhe Siri. Nga frika e një sulmi të ngjashëm me dron, u vendos që finalja e “Champions League” më 3 qershor të luhet me çati të mbuluar.

Europol e vë theksin edhe te shtimi i grave e të rinjve në radhët e terroristëve. 26% e të arrestuarve në 2016-ën m,e akuzën e terrorizmit ishin gra, 18% më shumë se viti 2015. Ato janë të preferuarat e Shtetit Islamik pasi kalojmë me lehtë në kontrollet e policisë.

Rreziqe të tjera të cilat përmenden në raport janë të ashtuquajturit “Luftëtarë të Huaj” dhe propaganda xhihadiste që shpërndahet në internet.

Komentet
Top