Fati i Kosovës në Shkup!

auto_sten-timmu-sokk-tabas-hiilgavalt-kaugelt-murdis-teravalt-labi-ja-tomba-791433181502355766.jpg

Kombëtarja e Kosovës duhet të jap atomin e fundit në Shkup për të nxjerr rezultat sa më të favorshëm kundër Maqedonisë. Në rast se Kosova fiton në Shkup, atëherë e siguron kualifikimin për më tutje në garat eliminatore për Kampionatin Botëror – ‘Kina 2019’ në basketboll. Maqedonia do të luftojë që sfidën ta fitojë më shumë se pesë pikë kundër Kosovës dhe të kërkojë kualifikimin në Estoni. Në anën tjetër, në rast se ndodh e Maqedonia fiton me pesë pikë e më shumë diferencë ndaj Kosovës, mund të ketë kalkulime në takimin Estoni-Maqedoni, e cila luhet me 16 gusht.

Sepse në rast të fitores së Maqedonisë në Tallin, atëherë Kosova duhet ta mposhtë Estoninë më shumë se 27 pikë në Prishtinë, për të shpresuar në kualifikim. Atëherë, në sport gjithçka është e mundshme dhe Estonia ka një komoditet saqë mund të bëjë ndonjë kalkulim me Maqedoninë, dhe së bashku të sigurojnë kualifikimin, ta shohim ndeshjen në Shkup që luhet të shtunën Maqedoni-Kosovë, pastaj të shpresojmë për 16 gusht, se nuk do ta ketë ndonjë kalkulim siç ndodh shpesh në sportet e ndryshme.

Fundja, këto janë parakualifikime, Kosova është në grupin C, e cila ka një fitore me rezultat 72:68 ndaj Maqedonisë, pastaj pësoi debakël me rezultat 76:50 nga Estonia. Estonezët e mposhtën edhe Maqedoninë në Shkup me 80:76 dhe tash për tash janë në kali të bardhë! Këto janë fazë parakualifikuese apo që marrin pjesë kombëtaret pothuajse që janë më të dobëta në këtë nivel kualifikimi.

Dy ekipet e para shkojnë më tutje. Dikujt këto kalkulime mund t’i duken qesharake, por mund të bëhen realitet, se Maqedonia e Estonia janë miq më të hershëm ndërmjet vete, Ndërkaq, Kosova duhet të mendoj fortë mirë sepse janë në eufori

Komentet
Top