Fëmijët: ISIS na detyronte që të thernim të burgosurit

0-85.jpg

Fëmijët kanë zbuluar se si u detyruan nga fanatikë të ISIS të gjymtojnë të burgosurit në Irak. Militantët në qytetin e shkatërruar nga lufta në Mosul, urdhëronin të rinjtë që të zbatonin porositë, ose në të kundërt do të vrisnin familjet e tyre.

Një vajzë 11-vjeçare, Hadya, tha se ajo ishte e detyruar së bashku me dy vëllezërit e saj, Shadi, pesë dhe Fadi që të sulmonin një rob me një hanxhar. Detajet e tmerrshme të përvojës së tyre të hidhur u zbuluan në Dateline, prodhuar nga rrjeti i lajmeve Australi SBS.

Duke e përshkruar trajtimin tyre në duart e xhihadistëve, Hadya tha:-“Ai erdhi dhe më ta që të prisja një këmbë, një krah dhe t’ia shpërfytyroja fytyrën një të burgosuri. Nëse nuk do ta bëja. Ai do të vriste nënën time.

Ne kishim frikë që të refuzonim dhe morëm hanxharin. Ia preva duart të burgosurit. Burri vdiqa pasi u godit nga Shadi në sy”. Të tjerë treguan se ishin detyruar që të shpërthenin eksploziv dhe se ishin rrahur me kabull elektrik apo goditur në këmbë nëse bënin gabime.

Komentet
Top