Feronikeli godet FFK-në: Ky është turpi më i madh

auto_18194250_628198970705180_2854710647259596327_n1494509376.jpg

Kampioni i edicionit të kaluar, Feronikeli nga Drenasi, ka shpërthyer kundër Federatës së Futbollit të Kosovës. Ata përmes një postimit të shkurtër në faqen e tyre në facebook kanë goditur FFK-në, madje paralajmërojnë se do të qesin shumë gjëra në sipërfaqe. “Ky është turpi më i madh pas çdo poshtërimi me vite që ka përjetuar futbolli kosovar. Federata e Hutbollit të Kosovës, sot edhe zyrtarisht e turpëron futbollin kosovar, duke kriminalizuar procesin e licencimit të klubeve.

Për këtë turp Feronikeli, shumë shpejt do të dal me gjera të faktuara dhe le ta dije mirë çdo njeri i involvuar në këtë krim së ne nuk do ndalimi deri tek e vërteta”, thuhet nga Feronikeli.

Komentet
Top