Fetahu nga Tetova falemnderon mes lotëve të gjithë ata që i ndihmuan – VIDEO

bardhezi.png

Sot përsëri trokitëm në derën ku po banon përkohësisht me qira vogëlushi Fetahu me nënën e tij.

Ai na priti me shumë gëzim, ndërsa në fytyrën e tij është kthyer buzëqeshja.

Pas kronikës të Tv21 për Fetain e vogël, banesa e vogëlushit tani duket kështu.

Sapo është publikuar storia për këtë familje skamnore ndihmat kanë nisur të vijnë nga të gjitha anët.

Fetahu ende nuk mund t’i mbaj lotët. Por tani ato kanë lot gëzimi, lot I shpresës. Ai tani sa do pak do të ndihet I barabartë me shokët e tij.

BL: Fetah na trego si ndihesh sot?

Fetahu: Sot ndihem më mirë, më mirë se më para kur isha I mërzitur

BL: Si ndihesh sot kur e din se së shpejti do keni shtëpinë tuaj, do të keni për të ngrënë, do të posedosh një biçikletë?

Fetahu: Hala ma mirë, më mirë se më para, tani kënaqe. Faleminderit shumë ata na kanë ndimuar, zoti u dhashtë krejtve që mkan ndimu. Tash do rri me shokët. Është më mirë të kesh shokë.

E ëma e Sheherzade Muharemi mezi po u përgjigjet telefonatave nga njerëzit human që po lajmërohen për të ndihmuar.

“Jemi shumë të kënaqur, zoti I shpërbleftë të gjithë ata donator që na kanë ndihmuar. Që prej na incizoi TV21, pa ndalur na kanë sjellë ndihma, edhe të holla na kanë sjellë. Tani për ngrënie dhe pirje kemi falëmderit Zotit. Të holla kemi mbledhur, kemi nevojë të mbledhim edhe pak për ta marrë një banesë të vogël. Nëse mblidhen para më tepër, ato do ti lëmë në bankë që djali t’i ketë për tu shkolluar sikur të gjithë të tjerët. I falënderoj të gjithë njerëzit që na kanë ndihmuar. Edhe juve si TV21 ju falënderoj që na keni xhiruar. S’kishim as për të ngrënë as për të pirë, asgjë. Sot shyqyr donatorët na mbushën shtëpinë, në krah tuajin tani kemi për të ngrënë”, u shpreh Sheherzade Muharemi.

“Të na ndihmojnë sa kanë mundësi, tani për të ngrënë kam, por ai që ka mundësi me të holla të na ndihmoje, që edhe ne ta kemi një kulm mbi kokë, një banese ta marrim. Zoti I dhashtë të gjithëve, krejtve kush kanë menduar për jetimët. Nuk janë ndal telefonat natë e ditë, prej dje kur është incizua.”

“Valla nuk ka shkuar as 2 minuta. Një prej Zvicre është paraqit dhe më prej orës 4 nuk është ndal hiq. Tërë natën tërë ditën. Jemi të kënaqur shumë, Zoti I shpërbleftë me të mira të gjithë ata që na kanë ndihmuar.

BL:prej nga kanë qenë donatorët?

Prej krejt vendeve. Nga çdo qytet, fshat, diasporë, s’mund ti mbaj mend vendet prej ku kanë lajmruar.

BL: Sot a jeni më rehat kur e dini se keni çka me u shtruar fëmijëve në sofër?

Shumë më rehat jam. Jam e lumtur që fëmijët e mijë sot do të hanë sikur të gjithë të tjerët, do ta ngopin barkun. Deri tani vetëm njëherë hanin Brenda 24 orëve. Sot do të hamë sikur të tjerët. Se skam pasur, ka ndodhur nga 2-3 ditë s’kemi pasur, ashtu I ka zanë gjumi pa ngrënë. Jam munduar të punoj por sa mund të punoj unë.

Në ndihmë për të blerë banesën sot ka ardhur edhe shoqta Jetimat e ballkanit. Deri në mes të ditës paratë e banesës u siguruan.

Fetahu tani është me i lumtur. Ëndrrat e vogëlushit ngadal po realizohen Ai shpreson që një ditë do të bëhet zot i vetvetes, që të kujdeset për shtëpinë dhe familjen e tij. Përgatiti: Besian Leka Tv21

Komentet
Top