Feyenoord shapllet kampion pas 18 vjetësh

auto_4881152_herol1494818380.jpg

Pas 18 vjetësh, Feyenoord fitoi titullin në Eredivisie duke festuar në mënyrë të jashtëzakonshme trofeun e 15-të kampion, me tifozët që kishin mbushur jo vetëm impiantin “De Kuip” por dhe zonën rreth stadiumit, me mijëra persona që qëndronin jashtë stadiumit duke festuar. Në javën e fundit skuadra e Van Brockhorst mundi 3-1 Heracles në shtëpi duke ruajtur 1 pikë epërsi ndaj Ajaxit. Dirk Kuyt ishte heroi i sfidës së fundit teksa shënoi një 3 golësh për Roterdamasit duke i udhëhequr drejt titullit .

Heracles në fund ju bashkua festës me këtë gol të jashtëzakonshëmm të Van Oijen duke mbyllur një ndeshje të jashtëzakonshme për Feyenoord që e dominoi të gjithë sezonin në Eredivisie duke kryesuar që në fillim të kampionatit e duke mos e lëshuar më vendin e parë në renditje. Një titull i merituar për bardhekuqtë që janë dhe ekipi që ka realizuar më shumë në këtë kampionat, ndërsa Ajax pavarësisht fitores 3-1 në transfertë me Wilem Tilburg nuk arriti dot të parakalonte në renditje roterdamasit.

Komentet
Top