Fillojnë të dorëhiqen drejtorët e VMRO-së, ja kush shkoi i pari

Igor-Durlovski-int235-1.jpg

Ende pa iu dorëzuar si duhet mandati mandatarit për formimin e qeverisë së re Zoran Zaev, drejtorët e emëruar nga qeveria e deritanishme kanë filluar të dorëhiqen. Siparin e ka bë drejtori i Operës dhe Baletit Maqedonas, Igor Durllovski, shkruan Gazeta Lajm. Ai është i njohur edhe edhe si një nga udhëheqësit e organizatës “Për Maqedoni të përbashkët”, që organizonte protestat kundër Platformës Shqiptare, që kulmuan me ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvend.

Komentet
Top