Fillon ndërtimi i murit të sigurisë në kufirin Turqi-Iran

thumbs_b_c_e35058ff9168028dc011de16ad156b62.jpg

Filloi ndërtimi i murit prej 144 kilometrash në kufirin Turqi-Iran, me qëllim të parandalimit të kalimeve të pakontrolluara, raporton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i qytetit Ağrı, që në lindje kufizohet me Iranin, Süleyman Elban, së bashku me shefin e policisë rajonale Kenan Yıldız dhe komandantin e xhandarmërisë rajonale, kolonelin e lartë Gökhan Şahin, kanë inspektuar fillimin e punimeve të ndërtimit të murit të sigurisë në kufirin me Iranin.

Elban me këtë rast mori informacione nga zyrtarët lidhur me murin e sigurisë.

Muri i sigurisë do të ndërtohet në pesë etapa të ndara në mes të qyteteve Ağrı dhe Iğdır të Turqisë në bazë të marrëveshjes së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Administrimit Masiv të Banesave, në kuadër të Kryeministrisë (TOKI).

Etapa e parë e ndërtimit të murit të sigurisë, i cili do të jetë rreth 144 kilometra dhe ka për qëllim parandalimin e kalimeve të pakontrolluara nga kufiri, pritet të përfundojë në muajin tetor.

Përgjatë murit ku do të ndërtohet edhe “rruga e sigurisë” me qëllim të qëndrimit të patrullave të sigurisë prapa saj, do të vendosen 15 dyer që do të kenë xhama të pakalueshme nga plumbat.

Komentet
Top