Filter stacioni i ujit të pijshëm në Tetovë pranë përfundimit

20638679_1821854414522103_1367398409111529497_n.jpg

Filter Stacioni paraqet fazën e dytë dhe përfundimtare të ndërtimit të sistemit të ri të ujësjellësit në Komunën e Tetovës me të cilin do të shtohet kapaciteti i furnizimit me ujë të pijshëm edhe për 220 L/sek.

Të rikujtoj se bëhet fjalë për investm prej 1.4 mil euro, mjete të siguruara nga EBRD nëpërmejt Ministrisë për Transport dhe Lidhje dhe kofinansi nga buxheti vetanak i Komunës së Tetovës.

Meqenëse bëhet fjalë për grumbullim të ujërave sipërfaqësorë ky filter stacion modern do të bëjë në mënyrë të automatizuar trajtimin apo filtrimin mekanik dhe kimik të ujit i cili pas nënshtrimit të procesit të filtrimit do të jetë plotësisht i sigurtë për përdorim dhe pije.

Komuna e Tetovës këto ditë finalizon edhe kyçjen me rrymë të filterstacionit dhe fill pas kësaj do të fillojë faza e testimit të tij nga ekspertë të kompanisë e cila ka furnizuar filtrat e ujit. Me aprovimin e tyre mbi rregullshmërinë e teknike të filtrave do të behet edhe lëshimi në përdorim i filterstacionit së bashku me rrjetin e tubacionit me çka përfundimisht do të marrë fund storja 20 vjeçare e mungesës së ujit të pijshëm për qytetarët e Tetovës.

Në këto ditë të mungesës së ujit për pije në komunën e Tetovës që është si pasojë e thatësirave, apeloj deri te qytetarët që të solidarizohen dhe të përdorin ujin për pije në mënyrë racionale me qëllim që edhe lagjet e pjesëve më të larta të qytetit të kenë ujë për nevojat e tyre.

Komentet
Top