Fitimet tronditëse/ Zbulohet se sa shumë paguhet Cristiano Ronaldo

Ronaldo_Cristiano-3.jpg

“Football Leaks” ka zbuluar fakte të reja tronditëse nga bota e futbollit. Pas Pol Pogbas, tashmë është radha e Cristiano Ronaldos që të përfundojë në lupën e disa të vërtetave që nuk i kemi ditur.

Të gjithë jemi kurioz të dimë se sa përfitojnë futbollistët më në zë dhe është “Football Leaks” ai që zbulon cdo dilemë.

Emri i parë padyshim që është ai i Cristiano Ronaldo dhe milionat që vërshojnë në drejtim të portugezit janë të mëdha. 1.1 milonë Euro për gjysmë dite pune.

Këto para janë përfituar në vitin 2013, nga një kompani telefonike, e cila ka shfrytëzuar si imazhin sulmuesit të Real Madrid.

Katër herë fituesit të “Topit të Artë” iu desh vetëm një set fotografik, disa autografe, në total katër orë e gjysmë punë.

Libri gjithashtu ilustron dhe pasurinë e Ronaldos të shpërndarë nëpër vende të ndryshme si Hong Kong, Zvicër apo Panama, që kontrollojnë në mënyrë ligjore financat e tij.

Komentet
Top