Fjalet e Danilo per City-n

auto_Danilopepsoriano_11500818921.jpg

Manchester City është përforcuar me futbollistin Danilo Luiz da Silva. Drejtuesit e kësaj skuadre e vlerësojnë si përforcim i qëlluar për edicionin e ri. Futbollisti 26-vjeçari u prezantua si blerja më e re nga trajneri Pep Guardiola dhe shefi ekzekutiv Soriano.

Danilo firmosi kontratë pesëvjeçare, me Cityn që shpenzoi 26.5 milionë funte për kartonin e tij, para që shkuan në arkat e Realit të Madridit. “Për mua është një ditë e madhe sepse po firmos për një klub të madh, si Manchester City. Shpresoj të përmbush pritshmëritë dhe të fitoj Champions Leaguen me skuadrën time të re. Është një sfidë të cilën dua ta fitoj”, tha Danilo

Komentet
Top