Flaka Krelani bëhet tullace

auto_n-1-650x3581494852232.jpg

Këngëtarja Flaka Krelani ka ndryshuar pamjen në përgatitje të paraqitjes në spektaklin “Fytyra jote në dikë më ngjanë”.

Ajo sonte do të ketë një garë të vështirë, siç e kishte edhe në javët e kaluara.

Përmes profilit të saj në Instagram, Flaka ka publikuar disa imazhe gjatë transformimit dhe në fund të transformimit.

Në imazhin e fundit Flaka u shfaq tërësisht tullace, e cila për sonte premton një paraqitje mbresëlënëse.

Të komentuara kanë qenë shumë edhe paraqitjet e saj javët e kaluara sidomos ajo kur imitoi Adelina Ismailin dhe Michael Jackson.

Komentet
Top