Fondacioni turk Maarif do të fillojë për herë të parë arsimin universitar në Shqipëri

thumbs_b_c_52b29ef58c6211a9331a78bba244ad41.jpg

Instituti Kanadez i Teknologjikë në Shqipëri, me 420 studentë dhe afër 50 anëtarë të stafit akademik, do të transferohet nën kompetenca të Fondacionit turk Maarif, sipas një marrëveshjeje të arritur, raporton Anadolu Agency (AA).

Si rezultat i takimeve të realizuara, është arritur marrëveshje që Instituti Kanadez i Teknologjisë, i themeluar në Tiranë në vitin 2011 nga një investitor nga Katari, të transferohet nën kompetencat e Fondacionit Maarif të Turqisë. Në kuadër të kësaj, në qendrën e fondacionit në Stamboll u nënshkrua protokoll mirëkuptimi me pronarët e shkollës për transferimin e kompetencave Fondacionit Maarif.

Me protokollin preliminar dhe marrëveshjen, Fondacioni Maarif i Turqisë do të ofrojë arsim universitar për herë të parë në Shqipëri. Universiteti, i cili në vitin akademik 2016-2017 ka dy fakultete, 420 studentë dhe afër 50 anëtarë të stafit akademik, ka planifikuar si synim për vitin akademik 2017-2018 të arrijë numrin në 600 studentë. Po ashtu, janë duke vazhduar punimet e hollësishme për shtimin e fakulteteve të reja dhe procedurën e akdreditimit.

Vazhdojnë hulumtimet për shkollat

Po ashtu, në Shqipëri janë duke vazhduar hulumtimet edhe për shkollat që posedojnë liçencë arsimi.

Në këtë drejtim, janë duke vazhduar takimet për transferimin e shkollave me liçencë arsimi të nivelit të ulët dhe të mesëm. Në Shqipëri po bëhen përpjekje për zhvillimin e një punimi të hollësishëm.

Ndryshe, Fondacioni Maarif i Turqisë zhvillon punime që në Shqipëri të themelojë institucione arsimore alternative dhe që familjet t’i largojnë fëmijët e tyre nga shkollat e Organizatës Terroriste FETO, e cila ka përcaktuar Ballkanin si një bazë të saj. Në Shqipëri, FETO posedon 12 institucione arsimore. Dy prej këtyre institucioneve zhvillojnë veprimtari si universitete.

Komentet
Top