Garay kërkohet nga gjigantët anglezë

auto_ezequiel-garay1499725459.jpg

Mbrojtësi i Valencia, Ezequiel Garay është duke tërhequr interesim të madh te skuadrat nga Liga Premier.

Sipas The People, Manchester Unitedi, Evertoni dhe Tottenhami janë të gjithë duke ndjekur qendërmbrojtësin e njohur argjentinas.

Është sugjeruar që ai mund të shitet këtë verë, por mediat thonë se ai nuk do të lejohet të largohet nga La Liga.

Valencia thuhet se ka piketuar një çmim prej 18.5 milionë funtesh për shërbimet e tij.

Garay ishte i lidhur me një lëvizje në Chelsea nga Zenit St-Petersburg verën e kaluar, por ai hodhi poshtë transferimin e tij dhe zgjodhi të bashkohej me Valencian.

Komentet
Top