Gareth Bale në Manchester United?

auto_oododo1494578211.jpg

Gareth Bale dëshiron të transferohet në Manchester United gjatë verës nëse Real Madridi vendos për të shitur atë.

Derisa hierarkia e klubit në ‘Old Trafford’ vazhdon që një kohë të gjatë të kërkojë yllin uellsian, trajneri Jose Mourinho është ende i pavendosur, veçanërisht pasi preferenca e tyre për transferim është Antoine Griezmanni i Atletico Madridit.

Sipas një raporti nga ‘The Independent’, burime brenda dy klubeve i kanë thënë gazetës angleze se një marrëveshje “mund të ndodhë” nëse Bale vendoset për tu shitur nga “Madrilenët”.

Zyrtarët e “Djajve të Kuq” janë duke punuar shumë për t’i siguruar trajnerit portugez transferimin e disa lojtarëve kyç.

Komentet
Top