Gianni de Biasi largohet që sot, kombëtarja mbeti pa trajner

De-Biasi-653x420.jpg

Gianni De Biasi largohet nga stoli i Kombëtares Shqiptare. Që prej ditës së sotme, trajneri italo-shqiptar nuk do të drejtojë më skuadrën kuqezi. Këtë e bëri të ditur në një konferencë shtypi përkrah kreut të FSHF, Armand Duka, duke theksuar se y është një vendim i vështirë por shtoi se dëshiron më të mirën për skuadrën, prandaj largohet nga detyra. Vetëm pak orë pas deklaratës së tij që njoftoi se nuk do të rinovonte kontratën, De Biasi duket se pas bisedës që ka zhvilluar me presidentin Dukal, ka rënë dakort që avetura 6-vjeçare në stolin kuqezi të mbyllet edhe pse eliminatoret dhe kontrata mbarojnë zyrtarisht pas disa muajsh.

De Biasi theksoi gjithashtu se ky vendim lidhet gjithashtu me projektin për të ardhmen e skuadrës pasi dëshiron t’i japë kohë pasardhësit të tij që të njihet sa më shumë me skuadrën deri në fund të eliminatoreve të Botërorit 2018. Në fund, ai falënderoi presidentin Duka për mundësinë që i dha dhe shtoi se ishte ai njeriu që e ka mbështetur duke i dhënë dorë të lirë në punën e tij. De Biasi falënderoi gjithashtu edhe lojtarët duke theksuar se ata e kanë mahnitur për profesionalizimin e treguar duke dhënë maksimumin për fanellën e Kombëtares. De Biasi nuk harroi të falënderonte edhe ish zëvendësin e tij Paolo Tramezzani me të cilin arriti ta kualifikonte Shqipërinë në Euro 2016.

Komentet

0 thoughts on “Gianni de Biasi largohet që sot, kombëtarja mbeti pa trajner”

  1. dardan says:

    Sa per ndotjen zgjidhet problemi menjehere vetem ka nje gje :
    Ministi duhet te I kete bolet katerqoshe ta mbylle Jugohrom-in dhe problemi zgjidhet !!!…

Top