Gjimshiti: Përqendrim përpara Izraelit

gjimshiti.jpg

Nga mbetja jashtë Europianit e deri në momentin e vështirë të Kombëtares, Berat Gjimshiti ka kaluar disa çaste të vështira. Por, mbrojtësi beson të rikthimi nga momenti i vështirë dhe ka formulën për t’ia dalë.

“Mendoj që kam pasur disa momente që nuk kam qenë mirë psikologjikisht, por ky nuk është problem pasi i ndodh çdo lojtari. Gjithmonë duhet të jesh gati psikologjikisht edhe për momentet jo të mira. Jemi në gjendje pak të vështirë, por besoj se do t’ia dalim si skuadër.

Momenti negativ? Në këto momente duhet të dimë atë që kemi arritur, të jemi të vetëdijshëm për forcat dhe kualitetin dhe ti tregojmë në fushë. Të gjithë lojtarët në Kombëtare kanë cilësi dhe duhet ti luajmë këto ndeshje me vetëbesim. Kështu do të bëjmë edhe ndaj Izraelit.

Shija e keqe në ndeshjen e parë me Izraelin? E bukura e futbollit është se në çdo moment ke një rast të dytë. Duhet të tregosh se nuk je ai që bëri atë gabim dhe ta korrigjosh. Në çdo ndeshje kur hyj nuk mendoj shumë për atë që ka ndodhur, por jam i përqendruar te përballja e radhës. Ta përgatisim sa më mirë dhe të jemi gati”, u shpreh mbrojtësi.

Sfida e me Izraelin cilësohet si finalja e sezonit, për të synuar ende arritjen e vendit të tretë në kualifikuese, shkruan Super Sport.

“Përqendrim përpara Izraelit, a është finalja e sezonit dhe mundësi ringjallje? Mendoj që në Izrael do të shkojmë për ta fituar ndeshjen dhe për tiu afruar rivalëve në klasifikim për vendin e tretë. Ky është objektivi ynë. Izraeli nuk është më i mirë se ne. Duhet të jemi bashkë, të japim maksimumin dhe të marrim rezultat në këtë ndeshje”.

Komentet
Top