Gjokovici kokulur e i poshtëruar lëshoi fushën

Gjokoviq-Djokovic-625x380.jpg

Tenisti serb, Novak Gjokovici, kokulur e i poshtëruar lëshoi fushën e lojës. Ai është mposhtur me rezultat 3:0 (7:6, 6:3, 6:0) nga Dominic Thiem i Austrisë. Austriaku bëri lojë fantastike dhe u kualifikua në gjysmëfinale e turneut “Roland Garros”, i cili do të ndeshet me Rafael Nadalin e Spanjës.

Nadal u kualifikua duke luajtur vetëm një set, atë të parin, të cilin e fitoi 6:2 ndaj bashkëkombësit të tij Pablo Carreno Busta. Ndërsa në setin e dytë ndeshja u ndërpre, pasi Busta u tërhoq i lënduar, duke i dhënë rrugë të lirë Nadal të avancojë në gjysmëfinale

Komentet
Top