Gjykimi për “Kumanovën” i afrohet epilogut (VIDEO)

gjykimi-kumanova-0926-1492682655-2860618.jpg

Seanca për rastin e Kumanovës do të vazhdojë më 10 korrik. Në këtë datë do të thuhet fjala përfundimtare e Prokurorisë për krim të organizuar, e cila duhet edhe ta konfirmojë aktakuzën e deri tanishme për 37 të akuzuarit për veprën e rëndë penale për terrorizëm dhe pjesëmarrje në grup terrorist. Pala mbrojtës nuk pret ndryshimin e aktakuzës pasi rasti i Kumanovës që ndodhi më 9 maj të vitit 2015 është i montuar për motive politike.

“Nuk pres ndonjë ndryshim të aktakuzës pasi që e dojë nga përvoj në raste që kanë qenë të montuara siç është ky rast asnjëherë nuk ka pasur ndryshim të aktakuzës por ka negër akt akuza e njëjtë, sipas meje për fat të keq do të mbeten akt akuzat për terrorizëm dhe organizatë terroriste. Ajo që na u refuzuan të gjithë provat , afër 200 prova do të vjen momenti që në procedurën ankimore , presim që të kemi sukses pasi që pa bazë ligjore janë refuzuar provat e palës mbrojtëse dhe janë pranuar të gjithë provat e prokurorisë”, deklaroi avokati Naser Raufi.

Ndërkohë, avokati Bajrami konstaton se akt akuza duhet të saktësohet për çdo të akuzuar, se çfarë vepre ka kryer dhe cili ka qenë roli i tyre në këtë ngjarje.

“Mbrojtja në përgjegjës është në pritje që të bëhet precizomi i akt akuzës për të gjithë akuzuarit kush çfarë ka bërë dhe si e ka bërë dhe brenda këtyre elementëve sipas prokuroria do të mundohet të bëjë verifikimin e akt akuzës. Mbrojtja pret ndryshimin në precizimin e akt akuzës se kush ka qenë organizator kush ka qenë pjesë e grupit dhe shumë brenda veprimeve aktuale”, tha avokati Ibrahim Bajarami, njofton Alsat-M.

Më 20 dhe 24 korrik pala mbrojtëse do ta thotë fjalën përfundimtare në mbrojte të të akuzuarve, ndërsa në shtator fjalën përfundimtare do të thonë 37 të akuzuar.

Komentet
Top