Gostivari “bombardon” Shkupin me funksionarë, rradhën e kishte RDK-ja

FB_IMG_1502378380363.jpg

Filloi me listat e deputetëve për Zgjedhjet e 11 dhjetorit, ishte Talat Xhaferi që filloi pastaj si kryetar parlamenti , vazhdoi me Arben Taravarin si ministër por në këtë qeveri Gostivari e ka fjalën me gjasë. Tani godet RDK-ja e Vesel Memedit ka përfituar tre drejtori ndërsa te tre drejtorët janë nga Gostivari.

1.Gazmend Ristemi nga fshati Forinë i Gostivarit nga rradhët e RDK-së përzgjidhet për udhëheqje në drejtorinë e Agjencionit për Rini dhe Sport.

2.Zirap Ademi (foto ) nga fshati Çegran i cili vjen si kuadër i RDK-së është përzgjedhur të jetë në krye të kësaj drejtorie. Zirap Ademi një kohë të gjatë është i punësuar profesional në këtë drejtori.

3.Kryetari i degës së RDK-së në Komunën e Vrapçishtit Zulhajrat Demiri gjatë ditët së djeshme u emërua për drejtor në shërbimin për sistem informativë dhe hapsinor.

4.Sefedin Billali nga rradhët e RDK-së emërohet drejtor në Klinikën e Biokimisë Mjekësore.

Sefedin Billalli është nga fshati Gradec i komunës së Vrapçishtit i cili gjatë kohë punon në klinikën e Biokimisë Mjeksore. Ai cilësohet si një nga kuadrot më të mirë profesionale për Biokimi.

Komentet
Top