Gostivari solidarizohet me Fetahun nga Tetova – VIDEO

edhe-un-jam-ketu-1205-1021x580.jpg

Një grup të rinjësh nga Gostivari të tubuar rreth organizatës Euro – protekt kanë nisur aksionin për tubimin e të hollave për voglushin Fetah Muharemi dhe familjen e tij nga Tetova. Sapo kishin parë informacionin në media mbi gjendjen e kësaj familje e cila kishte mbetur pa ushqim e kulm mbi kokë, ata menjëherë ishin organizuar për t’u solidarizuar me këtë familje. Agron Sallmani, njëri nga drejtuesit e kësaj iniciative humanitare theksoi se çdokush nga ne ka mundësi të ndihmojë ndaj dhe i ftoi qytetarët e Gostivarit që me ndihmat e tyre t’ua zbusin sadopak skamjen Fetahut dhe familjes së tij.

Edhe Adis Ismaili nga kjo iniciativë, theksoi se ata sot do të tubojnë jovetëm para, por edhe ushqime dhe veshmbathje, ndërsa ata do të qendrojnë aty deri në ora 18. Tubimi i parave dhe gjësendeve tjera do të bëhet vetëm gjatë ditës së sotme.

Iniciativa të tilla për ta ndihmuar Fetahun 10 vjeçar dhe familjen e tij, ka pasur në më shumë qytet të Maqedonisë me shumicë shqiptare. Një shumë e konsiderueshme e të hollave janë mbledhur nga njerëzit bëmirës, por ka ende nevojë për të arritur shifrën për blerjen e një banese për strehim të kësaj familje.

Prisni disa sekonda të shfaqet videoja:

Komentet
Top