Guardiola i futet politikës: Ne katalanasit do të votojmë për lirinë tonë

Pep-Guardiola-690x380.jpg

BARCELONA, SPAIN - JANUARY 16: Head coach Josep Guardiola of FC Barcelona smiles before the La Liga match between Barcelona and Sevilla at the Camp Nou stadium on January 16, 2010 in Barcelona, Spain. Barcelona won 4-0. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

Ikona e sportit katalanas, Pep Guardiola, ka nisur në Barcelonë sfidën e referendumit, duke pohuar se “do të votojmë edhe nëse shteti spanjoll nuk do. Ne katalanasit do të votojmë më 1 tetor për të vendosur të ardhmen tonë”, ka thënë ish-lojtari dhe ish-trajneri i Barcelona-s së madhe.

“Katalunja, ka shtuar ai, është viktimë e një shteti që ka bërë një persekutim politik të turpshëm”.

Guardiola, në vazhdim, i ka bërë një apel botës që ta mbështesë këtë referendum: “I kërkojmë komunitetit ndërkombëtar që të na ndihmojë. Në këtë moment kaq të rëndësishëm për historinë e vendit tonë, e vetmja përgjigje është të votojmë, nuk ka asnjë rrugëdalje tjetër”.

Guardiola ka kujtuar se “18 herë kemi propozuar të negociojmë një referendum në mirëkuptim, por shteti ka refuzuar gjithmonë”.

Para këtij “skandali publik”, ka shtuar ai, e vetmja përgjigje është “më shumë demokraci”.

Sipas organizatorëve, 40 mijë persona kanë marrë pjesë në këtë tubim që është hapur dhe mbyllur me himnin e kombëtar katalanas, “Els Segadors”.

Prej kohësh, Guardiola ka dalë në krah të “së drejtës për të vendosur” të popullit katalanas.

Komentet
Top