Hapet segmenti i parë i Bulevardit të ri në Tiranë – VIDEO

bulevardi-1.jpg

Një pjesë e bulevardit të ri të Tiranës është inauguruar sonte, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

Janë rreth 400 metra të përfunduara të këtij bulevardi që të hapen tanimë për qytetarët.

Kryeministri Rama: Besoj se ky është një tjetër shembull për të gjithë ata që mendojnë se vota nuk vlejnë. Të gjithë ata që mendojnë se nuk ia vlejnë të votosh sepse në fund fare janë të gjithë njësoj. Meritat për këtë vepër fantastike i takojnë lali Erit dhe ekipit të tij. Lali Erin si Erion e lindi nëna dhe si kryetar bashkie e polli vota.

Të gjithë ata që thonë se nuk ia vlen të votosh, duhet të hapin sytë. Është bërë modë nga top-modelet e kazanit që politikanët janë të gjithë njëlloj. Politika nuk ka lindur për të bërë keq, ka lindur për t’u dhënë njerëzve mundësi që së bashku për të bërë të mundura gjëra që vetëm nuk i bëjnë dot.

Kryebashkiaku Veliaj: Ne kemi nevojë për këtë mbështetje edhe në dy vitet që do vijnë edhe në vitet e tjera që puna në Tiranë të mos ndalojnë, të mos përsëritet historia e bllokimeve. Ne na duhet mbështetja e Edi Ramës për të përfunduar 17 shkolla të tjera, terminalin perëndimor, kopshtin botanik. Tirana nuk ka kohë për të humbur.  Nëse mendoni se Tirana është qytet më i mirë na jepni mundësi për të vijuar punën duke votuar numrin 2.

Veliaj shprehu besimin se vota e 25 qershorit është edhe një referendum për Bashkinë e Tiranës për çdo gjë që është bërë në qytet.

Veliaj: Nëse mendoni që Tirana është sot një qytet më i mirë, na jepni mundësinë që të vazhdojmë punën e të bëjmë akoma më shumë në dy vitet e ardhshme duke votuar Numrin 2, Partinë Socialiste dhe Edi Ramën”, tha ai ndërsa ftoi qytetarët që të bashkohen ditën e enjte, në orën 19:00 në Sheshin “Nënë Tereza për të dhënë sëbashku mesazhin e fitores.

Projekti i Bulevardit Verior dhe Parkut Qëndror të Tiranës është një ndër projektet më të rëndësishme strategjike të Bashkisë së Tiranës duke e shndërruar pjesën veriore të kryeqytetit në arterien kryesore të zhvillimit të qytetit për shekullin në vijim.

Komentet
Top