Hasani, Ibraimi dhe Cuculi sot shoqërohen me tifozët në Fan Shop – Tetovë

32376694263_4a13dbe7b6_z.jpg

Tre futbollistët kuqezi sot nga ora 14:00 deri në orën 16:00 do të qëndrojnë në Fan Shopin e klubit në qendër të Tetovës për tu shoqëruar me tifozët që në atë periudhë do të blejnë bileta për ndeshjen Shkëndija-Milani e caktuar të luhet më datë 24 gusht në Shkup, njofton Flaka

Shkëndija është duke u përgatitur për angazhimet e ardhshme në kampionatin elitar të Maqedonisë, si dhe përballjet me AC Milanin në eliminatoret e UEFA Europa League. Interesi i madh për duelet me 7 herë kampionët e Europës ka bërë që klubi të mendojë për tu ofruar më shumë mundësi tifozëve.

Me këtë rast për të shmangur çdo problem që mund të paraqitet, biletat për ndeshjen e 24 gushtit janë lëshuar në shitje më herët, ndërsa sot është paraparë shoqërim me tifozët nga ana e tre lojtarëve të Shkëndijës. Ferhan Hasani, Ardian Besart Ibraimi dhe Ardian Cuculi do të qëndrojnë në Fan Shopin e klubit nga ora 14:00 deri në orën 16:00 për tu shoqëruar me tifozët që në këtë periudhë do të blejnë bileta për takimin Shkëndija-Milani.

Të gjithë mund të shfrytëzojnë këtë mundësi për të parë nga afër dhe për tu fotografuar me tre nga lojtarët e ekipit që po bën historinë dhe që tifozëve u sjell mundësinë për të parë ekipin të përballet me gjigantin nga Serie A.

Komentet
Top