Hasi afër t’i transferojë dy futbollistë nga Barcelona

hasi.jpg

Trajneri shqiptar, Besnik Hasi është prezantuar tek skuadra e tij e re.

Gjakovari ka marrë drejtimin e gjigantit grek, Olympiacos ku ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Menjëherë pasi ka filluar punën tek klubi bardh e kuq, Hasi ka zbuluar edhe emrat që i dëshiron t’i transferojë në klub.

Mediat greke kanë zbuluar se dy dëshirat e para të Hasit janë futbollistë të gjigantit spanjoll Barcelona.

Fjala është për mbrojtësin francez, Jeremy Mathieu që pritet të largohet nga Katalunia për shkak të minutazhës së vogël.

Ndërkohë ish-trajneri i Anderlecht është i interesuar ta afrojë në skuadër edhe sulmuesin anësorë Christian Tello.

Tello ishte i huazuar tek Fiorentina dhe tani është kthyer në Barcelonë por nuk është në planet e klubit.

Gjithsesi sipas medieve greke, për dy futbollistët, Olympiacos është i gatshëm ë ofrojë rreth 20 milionë euro

Komentet
Top