Hidhet poshtë iniciativa për vazhdim të mandatit të kryetarëve të komunave

ustaven-sud-88888kk-750x430.jpg

Gjykata kushtetuese sot ka vendosur të mos fillojë procedura në lidhje me dy iniciativat me të cilat kontestohet neni 35 i Ligjit për vetëqeverisje lokale, si dhe neni 16 paragrafi 1 i Kodit zgjedhor, që ka të bëjë me afatin e mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa ajo është gjysma e parë e muajit maj. Parashtrues të iniciativave janë Kongresi botëror maqedonas dhe Ministria e vetëqeverisjes lokale.

Gjykata kushtetuese nuk mund të krijojë gjendje të re juridike, nëse atë nuk e ka bërë parlamenti. Gjykatësja Elena Gosheva ka propozuar që në mbledhjen e sotme të Gjykatës kushtetuese të mos fillojë procedura në lidhje me këto dy iniciativa. Me këtë mandati i kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve skadon më 15 maj.

Komentet
Top