Horoskopi… i shijes: vendos në tryezё 12 shenjat

gezuar.jpg

Zodiaku ndikon edhe nё preferencat ushqimore: ja si tё provokoni miqtë, nga dashi te peshqit

Kur flasim pёr ushqim tё gjithё kemi preferencat tona. Ka qё adhurojnё pjatat e para, dikush nuk ia del tё heq dorё nga njё meze e shijshme ose ka tё tjerё qё cmojnё ushqimin e shёndetshёm dhe tё freskёt. Nё bazё tё shenjёs sё Zodiakut ёshtё e mundur tё zbulosh cilat janё ushqimet qё kapin mё lehtё sytё tonё dhe shijet tona. Udhёhiquni nga yjet, mund tё zbulojmё nёpёrmjet horoskopit edhe se si mund tё kёnaqim shijet e dikujt qё dёshirojmё ta ftojmё pёr darkё.

DASHI – Nё tavolinё tё pёlqejnё shijet e vёrteta, por tё forta si ti. Dhe pёr kёtё nuk mund tё heqёsh dorё nga mishrat: nga tipa tё ndryshёm sallamesh tek mortadela, nga specat tek proshutat e gatuara ose tё papёrpunuara, nga kupa te bresaola, e pastaj mishra mё pak tё zakonshёm e me shije mё tё mёdha dhe tё vendosura. Gjёja mё e bukur pёr ty ёshtё qё mund t’i shijosh menjёherё pasi t’i keni nё shtёpi (thikat dhe lugët kanё gjithmonё kanё njё bukuri tё madhe pёr ty). Tё pёlqen t’i shoqёrosh mezet e shijshme me gjёra pikante dhe aromatike.

DEMI – Je njё person tejet lakmitar dhe arrin tё dallosh ushqimin qё po skadon nga ai i cilёsisё sё lartё. Dhe pёr kёtё arsye nё kuzhinё nuk shikon shpenzimet dhe kujdesesh gjithmonё mirё pёr tё kёnaqur shijen tёnde. Cfarё nuk mund tё mungojё kurrё nё tavolinёn tёnde? Mishi i kuq. Njё fetё e mirё ose njё filetё e pabёrё mirё mund ta bёjnё ditёn tёnde mё tё pёlqyeshme. U pёrshtatesh me dёshirё edhe tartareve mё tё shijshme ose hamburgereve me mish me cilёsi tё shoqёruara me salca tё shijshme dhe me kalori.

BINJAKЁT – Të pёlqen tё luash edhe nё kuzhinё, nuk mund tё heqёsh dorё edhe nga shijet e momentit. Ushqimi qё i pёrshtatet mё shumё personalitetit tёnd ёshtё pa dyshim orizi. Tё pёlqen ideja qё tё eksperimentosh me llojet e ndryshme tё tij: Arborio, basmati, karnaroli, i kuq, parboiled etj. Me pak fantazi, njё herё tё gatuash mund tё argёtohesh duke marrё gjithё format qё preferon. Arancinat e orizit me mbushje tё fshehur nё zemrёn e tyre, arrijnё ti habisin dhe kёnaqin miqtё tuaj.

GAFORRJA – Ti je tradicional. Pёr ty nuk ka gjё mё tё bukur sesa njё drekё e mirё me familjen. Sa mё shumё njerёz tё ketё, aq mё e lumtur je ti. Cili ёshtё ushqimi, qё mund tё kёnaqё tё mёdhenj dhe tё vegjёl dhe qё nuk mungon nё tavolinёn tuaj? Natyrisht makaronat nё tё gjitha format e saj. Recetat tradicionale janё tё preferuarat e tua: mund tё ikёsh nga lazanjat klasike tek sallatat me makarona tё freskёta me domate dhe mocarela. Edhe makaronat e mbushura tё kёnaqin, sidomos kur bёhen nё shtёpi.

LUANI – Edhe nё kuzhinё tё pёlqen tё tёrheqёsh vёmendje dhe tё shfaqёsh qё dёshiron mё tё mirёn e mundshme. Nuk tё pёlqejnё pjatat shumё tё komplikuara pёr t’u gatuar. Ideale pёr ty janё butakёt: karavidhet katalanase, karkalecat ose midhjet mund tё kёnaqin sytё pёrvec shijes tёnde. Tё pёlqen ti servirёsh nё pjata elegante porcelain, por nuk tё bёn pёrshtypje tё hash edhe me dorё nё qoftё se e ke tё nevojshme. Natyra jote ёshtё gjithmonё e ndёrlikuar.

VIRGJЁRESHA – Pёr ty ёshtё shumё e rёndёsishme tё zgjedhёsh njё ushqim tё shёndetshёm dhe tё ekuilibruar. Tё pёlqen tё njohёsh vlerat ushqyese tё ushqimit qё vё nё tavolinё. Peshku sigurisht ёshtё njё ndёr ushqimet mё tё shёndetshme dhe mё tё pasura dhe me mjaft pёrfitime pёr trupin tuaj. Rrallё u beson produkteve tё ngrira dhe preferon tё humbasёsh pak kohё duke shkuar nё supermarket pёr tё zgjedhur me kujdes peshk (tё plotё ose filetё) tё freskёt pёr ta gatuar nё mёnyrё tё thjeshtё por tё shijshme me kёnaqёsi tё madhe pёr darkuesit tuaj.

PESHORJA – Tё pёlqen tё mbash linjat dhe gjithmonё bёn shumё kujdes me kaloritё qё merr. Shpesh tundohesh nga bukuria estetike e ndonjё pjate nё restorant, por e di mirё qё tё abuzosh me karbohidratet dhe yndyrnat do tё tё detyronte mё vonё tё ndiqje njё dietё tё rreptё nё ditёt nё vazhdim. Mes pjatave tё tua tё preferuara ёshtё mishi I bardhё. Gjeli i detit dhe puna presin tё gatuhen nё shumё mёnyra dhe tё pёlqen shumё tё luash me ngjyrat e erёzave dhe tё perimeve.

AKREPI – Tё akuzojnё se je njё person i komplikuar, por nuk ёshtё kёshtu. Pёrkundrazi, nё tavolinё shpesh heq dorё nga disa pjata shumё tё pёrpunuara ose tё gatuara nё kushte jo tё zakonshme. Pёr t’iu bёrё tё lumtur gastronomikisht janё tё mjaftueshme patatet, tё gatuara nё çfarёdo lloj mёnyre: tё pjekura me rozmarinё, tё ziera me pak vaj, tё transformuara nё njё pure me qumёsht ose tё skuqura tё shoqёruara me shumё ‘ketchup’ dhe majonezё. Janё pjata tё thjeshta, tё shijshme dhe ekonomike. Me tё vёrtet duhet kaq pak pёr t’u bёrё tё lumtur?

SHIGJETARI – Je nga ata persona qё pёrpiqen tё bёjnё humё kujdes me ushqimin. Zakonisht nuk tё pёlqen tё gatuash por nё tё njёjtёn kohё as nuk do tё hash ushqim tё gatshёm ose tё konservuar. Ata qё nuk duhet tё mungojnё kurrё nё tavolinёn tuaj janё frutat. Duke filluar nga mёngjesi, pёrpiqesh tё ushqehesh me ndonjё frut tё mirё tё stinёs. Snack yt I preferuar janё frutat e thata: bajame, shqeme, arra, lajthi etj. Frutat ekzotike ti pёlqen ti hash nё vendet qё janё prodhuar, kur shkon me pushime.

BRICJAPI- Nuk mund tё pёrcaktohesh si njё person lakmitar. Rrallё ha shpesh dhe nuk ka ndonjё pjatё nё gjendje qё tё tё entuziazmojё. Ajo qё nuk mund tё mungojё nё tavolinёn tёnde ёshtё djathi. Tё pёlqejnё si djathёrat e ёmbёl os e tё stinёs ose me shije shumё intensive si gorgonxola. Pёrballё njё prerje djathi ose feta frutash dhe perimesh ose mjaltё nuk futesh brenda edhe ti. Kur kёnaq fytin shpesh tё shёrben pёr tё rregulluar humorin.

UJORI – Kur flitet pёr ty, flitet edhe pёr kuzhinё tё ndryshme: kuzhinё makrobiotike, vegjeteriane, vegane, tё papёrpunuar,etj . E vёrteta ёshtё qё tё pёlqen tё shikosh si ndryshon trupi yt kur ndryshon llojet e ushqimit. Siguriht nё tavolinёn tuja nuk mund tё mungojnё perimet si tё gjalla edhe tё gatuara nё vaj, tё pjekura dhe tё skuqura. Kur ke kohё kёnqeh duke u dhёnё atyre forma tё cuditshme, sikur tё ishe duke krijuar opera tё vogla arti me ngjyra, duke u ndjekur n ga frymёzimi i momentit.

PESHQIT – Ti nuk ke fiks njё ushqim tё preferuar, tё pёlqen tё ankohesh dhe t’i ndёrlikosh gjёrat edhe nё kuzhinё. Ty nuk tё pёlqejnё pjatat tradicionale, tё pёlqejnё mezet. Tё pёlqejnё sepse janё tё vogla, me ngjyra dhe tё kёndshme. Tё pёlqejnё kombinimet e veçanta: proshuta me pjepёr, ananasi me rukola, djathi me dardhё, karkalecat me portokall, sallata me mollё. Nё qoftё se nuk duhet tё pastrosh shtёpinё, je e gatshme tё investosh me besim nё ushqimin tuaj.

Komentet
Top