HP prezanton kompjuterët e rinj All-in-One

auto_auto_HP115010591131501161533.jpg

Pas një viti, kompania e njohur e teknologjisë HP ka përditësuar sistemin e kompjuterëve personalë Pavilion AiO (All-in-One).

Kompjuterët e rinj Pavilion AiO vijnë me ekran 24 dhe 27-inç, dizajn të ri “të frymëzuar nga arkitektura”, si dhe me specifikat e përditësuara. Po ashtu, HP ka përditësuar edhe mausin dhe tastierën, duke prezantuar modelin e bardhë më të hollë.

Sa i përket çmimit, kompjuterët e rinj Pavilion AiO fillojnë me çmim prej 749.99 dollarë.

Të dy modelet vijnë me opsione të ndryshme të konfigurimeve, duke përfshirë procesorin më të fundit të AMD-së ose Intelit, deri në 16 GB RAM memorie dhe deri në 2 TB memorie të brendshme, si dhe ekranin skaj-në-skaj IPS të ndjeshëm në prekje me rezolucion prej 4K.

Gjithashtu, modeli 24-inç është në dispozicion me kartelën grafike AMD Radeon R7.

Komentet
Top