Huawei do të bëhet prodhuesi më i madh në botë i kompjuterave

0-104.jpg

Huawei do të bëhet prodhuesi numër 1 i kompjuterave personalë në botë brenda 3 deri në 5 vitet e ardhshme.

Ky objektiv nuk mund të arrihet pa lënë pas Lenovo, HP dhe Apple. Deklaratën e bëri COO i Huawei Wan Biao për CNBC ditën e Mërkure.

Fuqia inovative e Huawei do të jetë një prej faktorëve kryesorë që do e vendosin kompaninë në krye të kësaj industria, dhe këtë e ka provuar edhe në botën e telefonëve inteligjentë, tha Wan.

“Në botën e laptopëve janë disa teknologji të ngjashme me telefonët. Gjithashtu me zhvillimin e inteligjencës artificiale, realitetit të shtuar dhe atij virtual, shansi për të korrur sukses rritet për një kompani inovativ si Huawei,” vijoi Ai.

Ai konfirmoi se investimi kolosal në produktin e ri MateBook ka dhënë rezultat dhe arritur pritshmëritë. Huawei do të adoptojë një strategji të ngjashme të aplikuar edhe në segmentin e smarfonëve duke u përqendruar tek tregjet e rangut të lartë.

Muajin e kaluar kompania prezantoi tre modele të reja MateBook, X, D dhe E të cilët fillojnë nga 1,399 Euro, 999 Euro, dhe 799 Euro respektivisht.

Shitjet globale të kompjuterave në tre mujorin e parë ishin 60.3 milion njësi, një rritj me 0.6% sipas IDC-së.

Komentet
Top