I kujt është objekti para ambasadës amerikane në Shkup? Fatime Fetai ka filluar hetimet – VIDEO

USEmbassySkopje.jpg

Prokurorët e Speciales kanë trokitur në dyert e komunës së Çairit lidhur me ndërtimin e një objekt që gjendet përballë ambasadës amerikane. Këtë e ka konfirmuar edhe komuna e Çairit, e cila në përgjigjen për TV21 thotë se prokurorët special kanë kërkuar dokumentet për pronësinë, pronarin dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.

“Lidhur me objektin që gjendet përballë Ambasadës Amerikane në Shkup, lëndë konkrete për të cilën Prokuroria Speciale ka shprehur interesim, ne kemi njoftuar përfaqësuesin e saj. Ai është pritur dhe është informuar detajisht për procedurën, se objekti në fjalë nuk është në kompetenca të komunës, pasi që i njëjti është në procedurë gjyqësore”, nga Komuna e Çairit.

Objekti trekatësh para ambasadës amerikane është përfolur në njërën nga bombat, që po hetohen nga Janeva dhe ekipi i saj. Në bombën e 37 në qendër të vëmendjes është biseda pikërisht rreth këtij objekti.

Ali Ahmeti: Po objekti është te Ambasada e Amerikës.

Gruevski: Musa u takua me ministrin për transport Mile, dhe nuk po e mohon se ashtu është ligjërisht, por i ka thënë politikisht. Ligjet duhet të respektohen gjithkund.

Gordana Jankullovska: Pronari i banesës është i BDI-së, ndonjë komandat.

Nga PPS nuk japin detaje për këtë vizitë pasi që është në procedurë hetimore.

“Jemi para objektit e shumëpërfolur në opinionin, e veçanërisht pasi që doli përgjimi prej bombave të Zaevit. Në këtë përgjim mund të merret vesh se objekti është pikërisht këtu përballë ambasadës së Amerikës dhe se është ndërtim pa leje. Ndërsa objekti nuk figuron as edhe në Agjencinë për kadastër ,ku nuk është e regjistruar si pronë”.

Se në territorin e cilës komunë gjendet ky objekt, nga komuna Qendër theksuan për TV21 se ky lokacion nga viti 2005 i takon komunës së Çairit. Nga komuna e Çairit nuk e mohojnë faktin se objekti është brenda kufijve të komunës së tyre, por theksojnë se nuk kanë kompetenca, për shkak se objekti është në procedurë gjyqësore.

E takuam dhe e pyetëm rojtarin që po ruan objektin. Ai na tregoi se nuk jeton askush në këtë shtëpi ka disa vite. Por nuk deshi të komentoj se kush është pronari i këtij objekti.

G: A banon dikush këtu?

Rojtari: Jo nuk banon, nuk ka asgjë.

Është objekt i zbarzët?

Rojtari: Po.

Kush është pronar i këtij objekti?

Rojtari: Nuk mundem të tregoj.

Pyetëm edhe banorët që jetojnë në afërsi të objektit, se mos vallë kanë parë ndonjëherë njerrëz apo pronarin e këtij objekti. Njëri prej tyre na tha që e dinë vetëm se pronari është shqiptar.

A e dini se i kujt është objeti këtu para ambasadës së amerikës?

“Jo nuk e di kush është pronari”, tha një qytetar.

Nga LSDM nuk duan të japin detaje për atë se i kujt është objekti, pasi që materialet janë dërguar në prokuroinë publike speciale dhe vetëm ata mund të japin prononsim për këtë. Ndërkohë, s’ka përgjigje edhe nga BDI, pasi që protagonistë të saj janë pjesë e bisedave të përgjuara për këtë rast që tanimë është në procedurë hetimore nga PPS.tv21

Komentet
Top