I nxehti afrikan, sot dhe nesër temperatura mbi 40 gradë

0-188.jpg

Moti në Maqedoni pritet të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Në orët e pasdites, vende vende pritet të ketë zhvillim të dobët të vranësirave jostabile të cilat do të përcillen me reshje afatshkurtra të shiut dhe bubullima të rralla.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri në 22, ndërsa temperatura më e lartë e ajrit gjatë ditës do të jetë në interval prej 34 deri në 41 gradë Celsius. Vlera e indeksit UV do të jetë 9. Ditëve në vijim vazhdon periudhë e motit me diell dhe shumë të nxehtë.

Temperatura e ditës deri të mërkurën do të jetë në rritje të vogël. Ndryshim i motit dhe vranësira jostabile me reshje të rrëmbyeshme të shiut me bubullima dhe me erë të përforcuar pritet të mërkurën nga fundi i ditës drejt të enjtes kur era do ta ndryshojë drejtimin në veri, ndërsa me këtë do të ketë edhe ulje të temperaturës ditore për rreth 5 deri në 7 gradë.

Komentet
Top