Ibra pritet të rinovojë me Unitedin perseri!

auto_zlatanibrahimovic-cropped_dw9npldbrdyz1nawv3vwbp27k1484139060.jpg

Ylli i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, pritet që të rinovojë kontratën e tij.

Atij do t’i ofrohet një kontratë afatshkurtër në tetor pasi ka pasur përparim në rikuperim të tij.

Sulmeusi suedez ishte liruar nga kontrata pas 12 muajve në Old Trafford, por ka punuar në formën e tij fizike nën kujdesin e stafit teknik të Unitedit.

Tash atij pritet t’i ofrohet një kontratë e re e cila do ta mbajë atë në Angli.

Ky është një tjetër lajm i mirë për Unitedin që ka fokusuar forcat sulmuese në afatin kalimtar të këtij viti.

Komentet
Top