Imami shqiptar që ua kalon edhe liderëve politikë me ‘like’ në Facebook! – VIDEO

naci.jpg

Imami i “Xhamisë së Tabakëve” në Tiranë, Elvis Naçi, ka aq shumë pëlqime në rrjetin social Facebook, sa lirisht mund të thuhet se ua kalon edhe liderëve politikë.

Naçi i cili tanimë ka rreth 380 mijë “ndjekës” në Facebook, por postimet e tij, ka shpeshherë raste kur merr më shumë se 20 mijë “like”.

Nëse bëhet një krahasim për shembull me liderët shqiptarë politikë, mund të thuhet lirisht se Naçi i sfidon seriozisht ata.

Edi Rama, për shembull në postimet e tij të fundit, mesatarisht ka marrë rreth 15 mijë “like”.

Ndërsa ish-lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, në disa nga postimet e fundit nuk ka mundur të arrijë as në 5 mijë “like”.

Njëjtë si Berisha mund të thuhet edhe për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në disa nga postimet e fundit të tij, ai sikurse Berisha nuk ka mundur të marrë më shumë se 5 mijë “like”.

Hiç më mirë se Thaçi nuk qëndron as Albin Kurti. Nëse i hidhet një sy postimeve të tij të fundit në Facebook, ai nuk arrin të merr më shumë se 5 mijë “like” gjithashtu.

Komentet
Top