Inter ka në shënjestër dy superfutbollistë

interi-1-681x409.jpg

Të gjithë në skuadrën e Interin janë zotuar se transferimet e klubit në ditët dhe javët e ardhshme do të jenë bombastike pasi në dispozicion janë 200 milionë euro për shpenzime (pa shitje), andaj po priten edhe transferet konrete nga tifozët që për momentin duken mjaftë të dëshpëruar, shkruan Korneri.net.

Në listën e ngushtë për fazën ofanzive janë Alexis Sanchez i Arsenalit për të cilin janë të gatshme 70 milionë euro, lojtar i cili po flitet se nuk do të qëndroj në Londër, dhe londinezët nuk dëshirojnë ta shesin te Man.City pasi e shohin si një rival serioz për titull.

Ndërsa, nga Spanja vjen lajmi se Inter ka kontaktuar me Real Madridin prej nga e kërkon supertalentin Marco Asesnsio të cilin po mundohet ta sjell në Meazza ngjashëm si Juventus me Moratan, që nënkupton ta merr me pak para dhe ta shet më pas sërish te Reali. /Korneri.net

Komentet
Top